Futboll Sport

Lampard e nis nga Derbi. Ish-mesfushori i Anglisë fillon karrierën si trajner

Frenk Lampard është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Derbi Kaunti në kategorinë e dytë angleze, duke nisur karrierën e tij pak muaj pasi vari këpucët në gozhdë si futbollist. Ish-mesfushori i njohur anglez, i cili për disa vite renditej ndër më të mirët në botë kur vishte fanellën e Çelsit, ka vendosur ta fillojë nga një klub më pak i njohur, edhe pse kishte oferta të rëndësishme nga Ipsuiç dhe Oksford.

“Unë kam dashur gjithmonë të drejtoj një klub me traditë e histori si Derbi Kaunti ndaj kjo është një mundësi shumë e madhe për mua”, tha Lampard, pasi firmosi kontratën trevjeçare me klubin që luan në Championship.

“Kjo është detyra ime e parë si trajner por kam punuar pranë shumë prej trajnerëve më të mirë në historinë e futbollit dhe kam bindje në aftësitë e mia dhe atyre që kam përkrah. E di që nuk do të jetë e lehtë, të menaxhosh një ekip futbolli nuk është asnjëherë ashtu, por pres me padurim këtë sfidë”, ishin fjalët e ish-mesfushorit anglez.

Related posts

GRAND PRIX BUDAPEST/ Xhudistja Gjakova fiton në çerekfinale, kalon në 4 më të mirat

Delo.autor

FLAMURTARI-BYLIS/ Dy gola brenda 4 minutave! Vlonjatët “u kthejnë reston” ballshiotëve (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Tekniku Josa “shkund” lojtarët para ndeshjes, ja fjalimi i trajnerit të Kukësit…

Delo.autor

Leave a Comment