Futboll Sport

Zlatan, sërish dy gola në SHBA

I rikthyer nga skualifikimi, Zlatan Ibrahimovic ka treguar edhe njëherë vlerat e tij në kampionatin amerikan të futbollit duke realizuar dy gola.

Suedezi, i cili nuk u grumbullua nga kombëtarja e tij në Botërorin e Rusisë, shënoi 2 herë fillimisht në të 69-ën dhe më pas në të 97-ën në humbjen 2-3 të Galaxy ndaj Dallas, duke e bërë më pak dhimbshme këtë disfatë për skuadrën kaliforniane.

Me këto 2 gola Ibra u ngjit në kuotën e 5 finalizimeve në Major League Soccer, ndërsa Los Angeles Galaxy nëse vazhdon me këto ritme do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në play-off.

Related posts

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Buffon dhe Andrea Agnelli, darkë lamtumire. Nuk mungonin as partneret e tyre

Delo.autor

Albertini: Neymar iku nga Messi për të fituar “Topin e Artë”

Q.Autor

BETEJA PSG-REAL MADRID/ Çfarë sfide për Mbappe, nga trefishimi i pagës tek oferta “GALOPANTE”…

Delo.autor

Leave a Comment