Futboll La Liga Sport

Lamtumira e Torres, e mbyll si kampion me Atletico Madrid

Vendimi i Buffon për t’u larguar nga Juventus, e ndoshta edhe nga futbolli i luajtur ka lënë thuajse në errësirë largimin e një tjetër futbollisti të njohur në dy dekadat e fundit, edhe pse jo aq shumë se gardiani bardhezi.

Sulmuesi Fernando Torres është një prej emrave më të dashur për tifozët e Atletico Madrid, e ai ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit për ekipin e tij të zemrës në finalen e Europa League kundër Marseille që përfundoi me triumfin e spanjollëve.

E fansat e tij nuk i kursyen kritikat ndaj Diego Simeone, pasi ekipi ndodhej në avantazh 2-0 prej të 59-s, e ylli spanjoll mund të ishte aktivizuar më shpejt.Por edhe pse me u aktivizua vetëm në kohën shtesë, 34-vjeçarit iu dha mundësia që të ishte në fushë, teksa ekipi ku ai pati debutuar në moshën 17-vjeçare fitonte trofeu e Europa League.

Diego Simeone nuk ka më hapësirë për të në formacion, çka e ka bindur edhe Torres që t’i jap fund me Atletico.E pavarësisht të gjithave, ngritja e një trofeu me ekipin e zemrës është mënyra që çdo kampion do të donte ta mbyllte karrierën.

Related posts

BARAZIMI ME TIRANËN/ Dita: Trajneri më ka dhënë besim, shpresoj që në derbi të fitojë…

Isa.Autor

MESSI DO LARGIMIN NGA BARCELONA/ Ja dy klubet e mëdha që po “luftojnë” për të marrë “Pleshtin”

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Flet Telushi: Gjithmonë bëj rolin e “ushtarit”, rëndësi ka…

Delo.autor

Leave a Comment