Futboll Sport

Sindrit Guri hedh të zezën mbi të bardhë, zyrtarisht ”belg”

Sindrit Guri do të jetë pjesë e KV Oostende, teksa pasi ka kaluar testet mjekësorë një ditë më parë, tashmë ka firmosur edhe kontratën që e lidh me klubin belg. Në njoftimin e bërë nuk jepen detaje mbi kohëzgjatjen e kontratës, por gjatë këtyre ditëve është thënë se do të nënshkruajë për tre vite dhe klubi i Kukësit ka përfituar 710 mijë euro. Vetë sulmuesi shkodran do të marrë 250 mijë euro në sezon, një shifër goxha e madhe.

Te skuadra verilindore ai ndër më pak të paguarit, pasi përfitonte vetëm 2 milionë lekë të vjetra në muaj dhe tani tek Oostende do të përfitojë 10-fishin. Klubi belg ka publikuar foton e Gurit në momentin që ka nënshkruar me presidentin Peter Callant, ndërkohë qe edhe menaxheri Shkumbin Qormemeti ka ndarë me miqtë e tij foto nga nënshkrimi i marrëveshjes. Roli i tij në këtë transferim ishte thelbësor, ashtu sikurse edhe me Peter Olayinka në të shkuarën dhe Kristal Abazajn së fundmi.

SEZONI I GURIT – Këtë sezon sulmuesi shkodran ia ka dalë të shënojë 19 gola në Superiore, duke qenë lideri i Kukësit, sidomos pas largimit të Elis Bakajt drejt Bjellorusisë. Me paraqitjet e tij ai ka arritur të bindë edhe trajneri e Shqipërisë, Christian Panucci-n, që t’i dërgojë një ftesë për ndeshjet miqësore që kuqezinjtë luajnë kundër Kosovës dhe Ukrainës. Për Gurin ofertat kanë qenë të shumta, teksa edhe Gent ofroi deri në 700 mijë euro. Dinamo Zagreb gjithashtu pati interesim për sulmuesin, që parësore konsideroi kalimin në një ekip ku të kishte hapësira.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter projekton goditjen e madhe, kërkon sulmuesin e Liverpool…

Delo.autor

KA OPTIMIZËM/ Kombëtarja jo në moment të mirë, Armando Sadiku mezash Panuccit (VIDEO)

Isa.Autor

Schick optimist: E dimë sesi mposhtet Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment