Futboll La Liga Sport

Legjenda blaugrane komplimenton Realin, mesazh urgjent për Barçën

Ish-kapiteni, Carlos Puyol pasi ka ndjekur finalen e Champions League mbrëmjen e djeshme, i ka dërguar një mesazh Barcelonës. Legjenda blaugrane përfitoi të uronte triumfuesit e Kievit, Real Madridin ndërsa nuk e kurseu edhe një këshillë për ish-skuadrën e tij katalanase. Barcelona e mbylli sezonin me dy tituj, fitimin e Kampionatit dhe Kupës, mirëpo nuk ka arritur të triumfojë në Champions që në 2015-ën. Në mesazhin e tij, Pyol i ka këshilluar blaugranët që të reflektojnë lidhur me vendosjen e objektivave primarë.

“Përgëzime Real Madrid. Katër Champions brenda pesë viteve, gjatë periudhës më të mirë të Barcelonës në historinë e saj…. duhet të reflektojmë për objektivët parësorë”- ka shkruar 40-vjeçari në profilin e tij në “Twitter”.

Barcelona e ka fituar pesë herë trofeun më të madh të klubeve në Evropë, Champions League, gjatë sezoneve 1991–92, 2005–06, 2008–09, 2010–11 dhe të fundit në edicionin 2014–15. Aq herë sa e ka fituar edhe ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, një me Manchester United dhe katër herë të tjera me gjigantët e La Ligas, të cilët mbrëmjen e djeshme regjistruan trofeun e 13-të në historinë e tyre në UCL.

Puyol e mbylli karrierën me klubin katalanas në vitin 2014-të, me të cilin ka zhvilluar 392 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Ai ishte padyshim një nga lojtarët kryesorë dhe më të dashur nga tifozeria blaugrane.

Related posts

Neymar te Real Madrid, dëshiron transferimin e Griezmann dhe Hazard

Q.Autor

Franca shkon në finale, shihni festën e çmendur në Champs Elisee (FOTO)

Isa.Autor

Mund ta blinte 2 milion Euro/ Manchester United gati të paguajë 50 milionë për KROATIN

Isa.Autor

Leave a Comment