Gossip Sport

PRESION NGA WANDA NARA? Avokatja sqaron veprimin dyshues të Mauro Icardit

Telenovela e çiftit Ikardi-Uanda duket se nuk do të përfundojë kurrë.  Veprimi i fundit i sulmuesit ngriti shumë pikëpyetje nëpër mediat dhe portalet e ndryshme.

28 vjeçari ka mbyllur faqen e tij të Instagramit dhe nuk dihet arsyeja specifike. Shumë thonë se është xhelozia e gruas së tij, Uanda Nara, pasi Ikardi është shumë i pëlqyer nga femrat, ku aludohej se kishte kryer marrëdhënie me modelen Çina Suarez.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje ka menduar Ana Rosenfeld.

Avokatja shpjegon dhe arsyen se pse bomberi ka mbyllur Instagramin dhe nëse presioni i Uandës ka ndikuar në këtë vendim të tij.

“Të gjithë kishin filluar t’i bënin pyetje rreth jetës personale. Ai ndihej shumë fajtor që gjithçka u bë publike dhe tani për të është më mirë që të mos ketë ndjekës.  Presion nga Uanda?  Mohoj kategorikisht. Ata e dinë shumë mirë se si të ndajnë anën familjare me atë të mediave. Uanda nuk do të ishte kundër e të pasurit Instagram dhe mendoj që sot ata janë mirë”.

Related posts

GOLAT MË TË BUKUR TË “2018”/ Njihuni me SPEKTAKOLARËT. Nga roveshata e “çmendur” tek… (VIDEO)

Delo.autor

Skemë “alla De Biazi”, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Kosovës (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ MILAN/ Ronaldo shqetëson kampin e “Zonjës së Vjetër”, ja vendimi i Sarrit

Delo.autor

Leave a Comment