Europa League Futboll Sport UEFA

Liga e Europës, UEFA cakton gjyqtarin holandez të finales së Lyon-it

Bjorn Kuipers është emëruar për të gjykuar finalen e Ligës së Europës, e cila do të luhet mes Olympique Marseille dhe Atlético Madrid më 16 maj, në stadiumin e Lyon (Francë).
Kjo do të jetë finalja e dytë e këtij turneu kontinental, që do të udhëheqë gjyqtari holandez, i cili ka bërë drejtësi edhe në vitin 2013, në sfidën mes portugezëve të Benfica dhe londinezëve të Chelsea, e cila u fitua nga anglezët, me rezultatin 2-1.

Në këtë finale, Kuipers do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij, Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra. Gjyqtari i katërt do të jetë polaku Szymon Marciniak, ndërsa dy asistentët: Danny Makkelie dhe Paulus van Boekel, të dy nga Holanda.

Related posts

E DHIMBSHME/ TRONDITET BOTA, ndahet nga JETA zyrtari madhor i sportit (FOTO)

Isa.Autor

I MAHNITUR NGA TALENTI 19-VJEÇAR/ Alexander-Arnold: Mund të bëhet një lojtar i madh

Delo.autor

DUELI ME MAN UNITED/ Ronaldo kthehet në “Old Trafford”: Nëse shënoj nesër…

Isa.Autor

Leave a Comment