Formula 1 Sport

Raikkonen: Nuk shqetësohem për të ardhmen, çdo vit e njëjta situatë

Ky fillimsezoni mund të konsiderohet pozitiv për pilotin finlandez Kimi Raikkonen, që pavarësisht kësaj gjithnjë mbetet në dyshim për sa i përket qëndrimit te Ferari sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe që tani kanë qarkulluar emrat e parë të mundshëm që mund ta zëvendësojnë finlandezin, si Ricciardo apo Leclerc, pa lënë mënjanë edhe një rikthim të mundshëm të Fernando Alonso. “Çdo vit përsëritet e njëjta histori…”, tha Raikkonen.

Por Raikkonen, në një intervistë për mediat italiane, ka deklaruar se tashmë është mësuar me të tilla zëra dhe thashetheme, që për të janë mëse normale. “Unë do të bëj pjesën time, skuadra të sajën. Unë argëtohem kur pilotoj dhe kjo është e vetmja arsye që jam këtu. Për të tjerat do të flasim më vonë. Tani dua të bëj një paraqitje të mirë, sezoni sapo ka nisur është i gjatë dhe duam të rikthejmë Ferrarin kampion. Ne e dimë se çfarë duam”, u shpreh piloti finlandez.

Related posts

YLLI I LIVERPOOLIT I ÇMENDUR PAS MAKINAVE/ Daniel Sturridge shpenzon 34 mijë sterlina për… (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Myrto Uzuni jep mesazhin e tij nga karantina: Qëndroni në shtëpi për një të nesërme më të mirë

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Pas 12 minutash lojë, Ibrahimovic zhbllokon ndeshjen ndaj Inter (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment