Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Buffon shumë pranë transferimit te PSG

Gianluigi Buffon raportohet të jetë në bisedime të avancuara me PSG.

Portieri legjendar i Italisë pritet të largohet nga Juventus në fund të sezonit, pas 17 viteve të mbushura me trofe.

Dhe sipas raporteve të shtypit francez si le Parisien dhe Canal+, 40-vjeçari është duke biseduar me kampionët e Ligue 1 për një transferim të mundshëm.

Ashtu si PSG, edhe Liverpool thuhet të jetë interesuar për firmën  Buffon.

Portieri do të luajë ndeshjen e fundit të karrierës me Juventus gjatë fundjavës në Allianz Stadium. Ai do të ketë shansin t’i thotë lamtumirë tifozëve të tij që e kanë mbështetur gjithmonë.

Related posts

DO TË LARGOHET NGA BRESCIA/ Klubi i Serisë C konfirmon bisedimet me Balotellin

Delo.autor

SHKËLQEU ME MALAGËN/ Keidi Bare drejt kalimit në Itali. Zbulohen 3 ekipet që duan mesfushorin e Kombëtares

Delo.autor

Francë-Australi/ LIVE: Zbllokohet sfida duke prodhuar një rezultat befasues (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment