Sport Të tjera

ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin

Rafael Nadal pret biletën për në fazën çerekfinale të Mastersit të Romës aty ku do të ketë përballë italianin Fabio Fognini. Numri 2 i botës humbi vetëm 5 game në sfidën e raundit të 1/8-ave ndaj kanadezit Shapovalov duke triumfuar 2 orë me sete me shifrat 6-4 6-1 në vetëm 1 orë e 24 minuta lojë.

Nadal vijon me sukses misionin e tij drejt titullit të 8-të në turneun 1000 pikësh të kryeqytetit italian. Avancoi më tej edhe David Goffin i cili përfitoi nga tërheqja e argjentinasit Juan Martin Del Potro për të kapur çerekfinalet.

Pasi humbi setin e parë me shifrat 6-2 Del Potro u tërhoq për shkak të një dëmtimi në setin e dytë kur ishte në avantazh 5-4. Të thjeshtë e pati edhe kroati Marin Cilic i cili eliminoi në 2 sete francezin Benoit Paire ndërkohë që u kualifikua për më tej edhe spanjolli Pablo Carreno Busta.

Related posts

PAS SHORTIT TË CHAMPIONS/ Uzuni: Ëndërr për mua të luaj kundër Ronaldos, ndërsa Messi ishte…

Delo.autor

Di Francesco përgatit skuadrën për Liverpool-in, ja nga çfarë druhet

Sadik.Autor

Klopp zbulon atë që “nuk do ta kishte imagjinuar kurrë” rreth Oxlade-Chamberlain

Isa.Autor

Leave a Comment