Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ PSG urdhëron Neymar të rikthehet në Paris

Ylli brazilian Neymar thuhet të jetë urdhëruar nga klubi i tij Paris Saint-Germain të rikthehet menjëherë në Paris.

Neymar është dëmtuar më 25 shkurt gjatë ndeshjes së kampionatit me Olympique Marseille dhe që as operacionit të tij në mars ai ka qëndruar në Belo Horizonte të Brazilit.

Sipas stacionit televiziv Esporte Interativo, Neymar pritet të rikthehet në kryeqytetin francez gjatë ditës së enjte.

Aktualisht numri 10 i Brazilit është në fazën e riaftësimit. Ai pritet të jetë pjesë e përfaqësueses braziliane për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi.

Kohët e fundit ai është përfolur edhe për një transferim te Real Madrid, por merkato e vërtetë pritet të fillojë pas Botërorit.

Related posts

ELEMINIMI NGA KUPA/ Alegri: Komplimenta Atalantës dhe arbitrit, s’ka vend për panik. Çmenduri nëse mendoni se…

F.autor

Murinjo: Vetëm nëse kalojmë Sevillan, do të mendoj për të fituar Champions League

Q.Autor

KONKURRENCA DHE ANTIPATIA/ Neymar “tallet” me Mbappe, ky i fundit e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment