Futboll Sport

SENEGALI DHE HOLANDA NDESHEN PËR HERË TË PARË NË BOTËROR/ Tulipanët pa humbje ndaj ekipeve afrikane

Ndeshja e tretë e Botërorit, e dyta për ditën e sotme, do të jetë ajo mes Holandës dhe Senegalit, e vlefshme për Grupin A. Të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin, për t’u barazuar me Ekuadorin. Holanda dhe Senegali do të përballen për herë të parë në histori me njëra-tjetrën.

Këto dy kombëtare janë kualifikuar për herë të parë të dyja së bashku në një Botëror. “Tulipanët” dështuan të presin biletën në dy Botërorët e tjerë ku afrikanët morën pjesë, 2002 dhe 2018. Tulipanët nuk kanë humbur asnjëherë kundër ekipeve afrikane, kanë 3 fitore dhe 1 barazim.

Është pjesëmarrja e 11-të e Holandës në një Kupë Bote, por e vetmja skuadër që ka dalë tri herë në finale të një Botërori dhe nuk e ka fituar kurrë trofeun. Nga ana tjetër, Senegali nuk do të ketë liderin e skuadrës, Sadio Mane.

Trajneri Luis Van Gaal u shpreh se ishte tifoz i tij dhe i vjen keq që nuk do të jetë, por nga ana tjetër përmend faktin se nuk do të jetë e lehtë, pasi Senegali është kampion i Afrikës. Gjithashtu, numri një i stolit të portokallinjve është i bindur se ka një grup më të mirë se ai i vitit 2014, ku Holanda nën drejtimin e tij zuri vendin e tretë.

Related posts

“TOPI I ARTË” AFRIKAN/ Ja 5 kandidatët në garë…

Isa.Autor

KOMBËTARJA U-21/ Fantastik Selmani, “kuqezinjtë” gjejnë më në fund rrugën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

NUK NDALET ME EKSPERIMENTET/ Piqué biznesmen, një plan ambicioz për klubin amator nga…

Isa.Autor

Leave a Comment