Futboll Premier League Sport

Liverpool ofron 50 milionë euro për Fabinho-n

AS Monaco ka marrë 50 milionë euro duke përfshirë bonuset nga skuadra e Premier League Liverpool për mesfushorin Fabinho, sipas RMC.

Atletico Madrid gjithashtu raportohet se është në negociata me Monaco, por akoma nuk ka pasur një ofertë formale për lojtarin.

Manchester United ka muaj që përflitet për një transferim të brazilianit, dhe thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Fabinho-s.

Kuptohet se mbrëmjen e së hënës, Liverpool është në pole position për firmën e lojtarit, duke bërë një ofertë që gjithsesi nuk është pranuar menjëherë nga Monaco, por tani Anfield duket destinacioni më i mundshëm i lojtarit.

Koha do të tregojë se ku do të përfundojë Fabinho, por e sigurt është se nuk do të luajë më te Monaco.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas kombinimeve fantastike, ylli Insigne ndëshkon Turqinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona kërkon ende përforcime, vihet në ndjekje të mesfushorit të Lazio

Q.Autor

PSG-MONTPELLIER/ Pas 14 minutash lojë, Gueye ndëshkon për “Parisienët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment