Futboll Seria A

PORTRET/ Marek Hamsik ‘thyen’ tabunë, si u bë “Maradona” e futbollit modern në Napoli

Futbollisti sllovak, Marek Hamsik ka shënuar golin e tij të 115-të, në të gjitha kompeticionet me fanellën e Napolit duke barazuar kështu rekordin historik të legjendës së Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Ylli i Sllovakisë shënoi në minutën e 30 të ndeshjes së Serie A kundër Torino në Stadio Olimpico, për të arritur këtë rekord.

Ai tani ka 115 gola në të gjitha kompeticionet për Napolin, duke thyer rekordin e Maradonës, i cili ka qëndruar që nga viti 1991.

Kapiteni i klubit, Hamsik u bashkua me Napolin nga Brescia në vitin 2007 dhe ka fituar dy Kupa Italie dhe një Superkupë.

Maradona fitoi dy tituj Serie A, Coppa Italia, Supercoppa dhe Kupën UEFA në vitin 1989 gjatë shtatë viteve të tij në klub, në të cilën ai bëri 259 paraqitje.

Hamsik ndiqet nga Attila Sllustro, me 108 gola dhe uruguajani Edison Cavani me 104, i cili në vitin 2013 u transferua tek Paris Saint Germain.

Futbollisti sllovak ka shprehur haptazi dashurinë e tij për Napolin duke i rezistuar kështu të gjitha ofertat e gjigandëve europianë, përfshi këtu edhe Milanin, i cili në kohën e presidencës së Silvio Berlusconit e ka kërkuar herë pas here por përgjigja e Marek Hamsik ka mbetur e njëjtë për këdo, duke mos pranuar të largohet nga ‘Stadio San Paolo’.

Related posts

E PABESUESHME NË ARABI SAUDITE/ Giovinco shpëton ekipin me këtë gol të mrekullueshëm (VIDEO)

Delo.autor

POLEMIKAT PËR PËRSHËNDETJEN USHTARAKE ME SHQIPËRINË DHE FRANCËN/ Erdogan sulmon UEFA-n: Është e drejta e lojtarëve për…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ U tronditën nga Ancelotti, dy yjet do të kërkojnë largimin nga Everton. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment