Futboll La Liga Sport

Lojtari i Igli Tares do Barcelonën, por ka një problem

Barça nuk e harron mesfushorin serb Sergej Milinkoviç-Saviç, yllin e ri serb që po shkëlqen me Lazio. Futbollisti, i lindur në Lleida, 23 vjet më parë, po përfundon një sezon të jashtëzakonshëm me klubin italian të drejtuar nga Simone Inzaghi. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste përkundër faktit, se teorikisht ai është një mesfushor, është i jashtëzakonshëm edhe në repartin e avancuar. Problemi kryesor është, se çmimi i tij është ngritur në qiell, siç ka konfirmuar Juventusi, i cili ka qenë klubi i fundit që është interesuar për djalin e ish-lojtarit të UD Lleida, Nikola Milinkoviç. Veç kësaj, vëllai i tij Vanja është gjithashtu një futbollist profesionist që luan në Serie A me ekipin e Torino dhe është një portier. Lazio e belu Sergej Milinkoviç-Saviç nga Genk dhe nga ai moment futbollisti i zbuluar nga drejtori sportiv Igli Tare ka shkëlqyer me lacialët.

Barcelona ka kohë që e monitoron situatën e Sergej Milinkoviç-Saviç dhe ai e preferon një kalim në “Camp Nou”. Në fakt, ata e zbuluan atë para se ai të tregonte cilësinë e tij sezonin e kaluar, në të cilin ai u bë objekt i klubeve të mëdha evropiane mes të cilave do të ishin Real Madridi, PSG, Chelsea dhe kryesisht dy klubet e Mançesterit me United që qëndron në krye. Vetë Robert Fernandez, sekretar teknik i katalanasve, e ka parë atë në veprim në disa raste, duke përkuar edhe me monitorimin, që Barça i ka bërë qendërmbrojtësit holandez Stefan de Vrij. Sidoqoftë, drejtuesit katalanas pa hezitim vendosën të nënshkruanin me mesfushorin brazilian Arthur, të cilin ata e konsiderojnë shumë më të përshtatshëm për lojën e ekipit të Ernesto Valverde dhe për më tepër, çmimi i tij është shumë më i volitshëm. Drejtuesit e Lazio e vlerësojnë Milinkoviç-Saviç rreth 80 milionë euro dhe ky çmim ka trembur kampionët e Spanjës.

Related posts

NBA, Rockets nuk i falin Lakers-at, Warriors tolerojnë ndaj Jazz

Sadik.Autor

Kukësi nuk kënaqet as në fitore: Gjykim jokorrekt, kërkojmë që Alla të mos arbitrojë më ndeshjet tona

Q.Autor

SULMUESI ARGJENTINAS/ Nuk do të doja KURRË të isha si MESSI, ai nuk ka një…

Isa.Autor

Leave a Comment