Basketball Sport

NBA, Cleveland mposht Toronton falë LeBron, Warriors nuk ndalen ndaj Pelicans

Sërish LeBron James! Nën udhëheqjen e një prej basketbollistëve më të mirë të historisë së NBA, Cleveland Cavaliers fituan 112-113, pas kohës shtesë, përballjen e parë të serisë së gjysmëfinaleve në Konferencën e Lindjes ndaj Toronto Raptors. Ndoshta jo në versionin e tij më të mirë, por sërish vendimtar për suksesin e ekipit nga Ohio. “Mbreti” James e mbylli takimin me “triple double”: 26 pikë, 13 asiste dhe 11 rikuperime, në plot 46 minuta mbi parket. Një fitore e pabesueshme e Cavs, që qëndruan gjatë gjithë kohës në disavantazh, madje periodën e parë e mbyllën me 14 pikë më pak se vendasit 33-19, diferenca më e thellë e regjistruar gjatë kësaj sfide. Gjithsesi, në sekondat e fundit të kohës së rregullt arritën të barazonin 105 – 105, duke e çuar ndeshjen ne shtesë. Pikërisht në momentin më vendimtar të takimit, LeBron me shokë treguan maturi, edhe pse duhet pranuar 3.5 sekonda nga fundi ishin me fat kur tentativa për 3 pikë e Fred VanVleet të Raptors nuk përfundoi në kosh.

Një sukses që mund të rezultojë vendimtar për Cleveland në fund të serisë. Përveç James, në radhët e Cavs spikatën Smith e Korver me 20 dhe 19 pikë, ndërsa lojtari më i mirë i skuadrës kanadeze, DeRozan e mbylli përballjen me 22 pikë. Takimi i dytë i Serisë do të luhet sërish në “Air Canada Centre”.

Golden State Warriors janë të pandalshëm në Konferencën e Perëndimit. Kampionët në fuqi mposhtën 121-116 New Orleans Pelicans edhe në përballjen e dytë të serisë së gjysmëfinaleve, duke thelluar avantazhin në 2-0. Në “Oracle Arena” u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar deri në përfundim të periodës së tretë, që u mbyll 88-86, por në fraksionin e katërt Warriors krijuan një distancë sigurie prej 12 pikësh, duke lëshuar disi në fund, por pa e rrezikuar suksesin. Kevin Durant dhe Stephen Curry, i rikthyer në formën e duhur pas dëmtimit në gju, spikatën mbi parket respektivisht me 29 dhe 28 pikë, ndërsa për Pelicans Anthony Davis nuk mund të bënte më shumë, duke u ndalur në 25 pikë, 5 asite dhe plot 15 topa të kontrolluar poshtë koshit. Sfida e radhës zhvendoset në “Smoothie King Center” të New Orleans.

Related posts

Alarmohet Liverpooli: Milner, në dyshim për finalen e Champions League

Sadik.Autor

DY FUTBOLLISTËT E DORTMUNDIT HARROJNË PASAPORTAT/ Skuadra gjermane bllokohet në aeroport

Delo.autor

Raul Albiol tundohet nga Villarreali, shtyn rinovimin me Napolin

Isa.Autor

Leave a Comment