Futboll Sport

Luan ndeshjen e fundit me Kukesin, Sindrit Guri gjendet mes dy “zjarreve”

Kukesi i ka mbyllur objektivat për këtë sezon, sepse ka arritur të sigurojë vendin e dytë në kampionat. Pas dy ditësh verlindorët do të luajnë në shtëpi kundër Flamurtarit. Ky takim është i veçantë për lojtarin Sindrit Guri, sepse do të luajë ndeshjen e fundit përpara tifozëve te vet.

Tashmë kartoni i tij i përket skuadrës së Ostendes dhe nuk dihet nëse 24 vjeçari do të aktivizohet apo jo kundër vlonjatëve, për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim.

Sulmuesi shkodran e ka arritur objektivin e vet, duke firmosur me një skuadër jashtë vendit, por në anën tjetër mund të mendojë edhe për “Këpucën e Artë”. Në garë për këtë trofe është edhe sulmuesi i Skënderbeut Ali Sowe, i cili ka shënuar 21 gola, 2 më shumë se Guri.

Related posts

BULLGARI-KOSOVË/ Rashica kalon Dardanët në avantazh, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME LAÇIN/ 4 ekipe të njohura duan sulmuesin Nuabueze, ja emrat

Delo.autor

Manovra merkatoje, zbulohet biseda telefonike Marotta-Leonard! Ata folën për…

Sadik.Autor

Leave a Comment