Futboll Sport

U PËRFOL SI BLERJA E JANARIT PËR REALIN/ Ja çfarë thotë presidenti për Palacion

Presidenti i River Plate, Rodolfo D’Onofrio ka hedhur poshtë raportimet e fundit të mediave spanjolle të cilat po përflasin një marrëveshje të mundshme me mesfushorin, Exequiel Palacios.

Kohët e fundit “Marca”, “Diario” dhe “AS” kanë shkruar se Perez kishte paguar klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 20 milionë euro.

Policia masa të rrepta në ‘Loro Boriçi’ për ndeshjen, Shqipëri-Skoci
Prej ditësh këto media kanë shkruar se “Los Blancos” i kanë ofruar lojtarit një kontratë 5-vjeçare, por Rodolfo D’Onofrio thekson se ka pasur interesim por marrëveshja sipas tij nuk është arritur.

“Ai nuk është shitur por ka një interes nga Real Madridi në Palacios,” tha D’Onofrio për Amerikën TV.

Exequiel Palacios bëri debutimin te River Plate në moshën 16-vjeçare, duke fituar dy kupa internacionale.

Exequiel Palacio ka bërë 45 paraqitje me ekipin e parë të River Plates, ndërsa 18 prej tyre i ka bërë gjatë këtij sezoni.

Related posts

DISFATA ME PENALLTI NË FINALE/ As Muçi titullar nuk e ndihmon, vazhdon mallkimi i Legias në Superkupë

Delo.autor

GURI bëhet “mollë sherri”/ Klubi shkodran çon Kukësin e Ostenden në FIFA për… 

Isa.Autor

ZYRTARE/ Klubi i La Liga-s prezanton ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment