Futboll Sport

Luftëtari pranë golit, Dejvi bregu rrezikon portën e Partizanit (Video)

Në Gjirokastër po luhet sfida e vlefshme për javën e 33 të Superligës mes Luftëtarit dhe Partizanit.

 

Luftëtari 0-0 Partizani

 

7′ Bregu provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por jashtë kuadratit.

5′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut.

2′ Pranë golit Luftëtari, Bregu lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën e Hoxhës.

1′ Nis takimi në Gjirokastër

Në Gjirokastër do të luhet sot sfida e javës së 33 të Superligës mes Luftëtarit dhe Partizanit.

Skuadra e drejtuar nga Lika ka bërë një edicion të shkëlqyer por për të blinduar vendin e 3 që të çon në Europë duhet të mposhtë Partizanin.

Nga ana tjetër kryeqytetasit vijnë pas një ecurie tepër negative dhe sot kanë mundësinë e fundit për t’i ushtruar presion gjirokastritëve për vendin e 3. Diferenca mes këtyre skuadrave është 5 pikë, me Partizanin që renditet i 4-i me 46-t pikë.

Formacionet zyrtare


Luftëtari:
 Athanasopulos, O.Rapa, Jakovljevic, Beqiri, Jackson, Ramadani, D.Rapo, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Batha, Culum, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Alfred Shkreta

Related posts

TIKI-TAKA VJEN NGA FRANCA/ “Viktimë” e një goli plot klas bëhet Marseille, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

YLLI I CITYT I DËRGON MESAZH JUVENTUS/ De Bruyne: Dua të luaj me CR7, do më shtonte numrin e…

Delo.autor

JUVENTUSI DO REVANSHIN/ “VETËTIMA” pritet ta nis nga minuta e parë ndaj Cagliarit

Isa.Autor

Leave a Comment