Futboll Sport

Nis sfida në Elbasan, Flamurtari dhe Laçi luajnë vetëm për fitore

Po luhet në “Elbasan Arena” sfida e vlefshme për javën e 33 të Superligës mes Flamurtarit dhe Laçit.

 

Flamurtari 0-0 Laçi

 

1′ Nis takimi në “Elbasan Arena”

Në “Elbasan Arena” do të luhet sot ndeshja e vlefshme për javën e 33 të Superligës mes Flamurtarit dhe Laçit.

Vlonjatët të cilët janë të transferuar në Elbasan për shkak të dënimit të Disiplinës do të kërkojnë me patjetër 3 pikët, për të mbajtur gjallë shpresat e një kualifikimi në Kupat e Europës.

Nga ana tjetër edhe Laçi luan për të njëjtin objektiv, por kurbinasit kanë edhe mundësinë e kualifikimit nga Kupa. Dy skuadrat kanë një diferencë vetëm 2 pikë nga njëra-tjetra, me Laçin që renditet i 5-i me 46-t pikë dhe Flamurtari i 6-i me 44-r pikë.

Formacionet zyrtare

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Zhufo, Muarem, Kamara, Bushiç. Trajner: Petraq Bifsha

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Bushi, Kallaku, Shtubina, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Andi Koçi

Related posts

Shokohet Interi! Rrezikon të humbasë lojtarin që ndihmojë të kualifikohet në Champions League

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ITALISË/ De Bruyne zbret shkallët me dy valixhe në duar, mos po luan blofin me “Azzurrët”? (VIDEO)

Delo.autor

“JAM I TRISHTUAR”/ Laporta në reagim zyrtar: Leo donte të qëndronte te Barça, por vjen një moment dhe duhet…

Delo.autor

Leave a Comment