Futboll Sport

Luis Suarez premton të mos kafshojë më: Jam tjetër njeri tani

Sulmuesi i Uruguajit Luis Suarez thotë se ndihet më i pjekur tani dhe është gati për të dhënë më të mirën në Kupën e Botës 2018, duke lënë në harresë problemet që ka shfaqur në dy Botërorët e fundit. Në turneun e vitit 2010 ai kapi me dashje topin me dorë në vijën fatale të portës në ndeshjen kundër Ganës dhë gëzoi si i çmendur kur ganezët e humbën penalltinë. Ndërsa katër vjet më vonë u dënua për katër muaj dhe 9 ndeshje me kombëtaren pasi kafshoi në krah mbrojtësin e Italisë Giorgo Chiellini gjatë ndeshjes në grupe mes dy skuadrave.

Botërori rus do të jetë i treti për 31-vjeçarin dhe ai thotë se i ka lënë pas sjelljet e pahijshme por gjithsesi premtoi se nuk ka hequr dorë nga stili luftarak i lojës që e karakterizon.

“Çdo lojtar ëndërron që të luajë dhe të fitojë Kupën e Botës. Botërorët 2010 dhe 2014 janë të harruar tashmë. Kam pritshmëri të tjera, në skuadër ka lojtarë të tjerë dhe ka ndjesi të tjera që të shtyjnë përpara. Ndeshjet janë shumë kërkuese dhe unë jam pjekur shumë”, tha sulmuesi i Barcelona-s. “Por edhe pse kam ndryshuar në disa aspekte, stili im i lojës do të jetë njëlloj sepse unë ky jam dhe kështu di të luaj”.

Suarez kaloi te Barcelona pas Botërorit të fundit dhe ka fituar disa trofe në “Camp Nou” në këto katër vjet. Por edhe pse ka pasur zëra për largimin e tij me ardhjen e Antoine Griezmann, ai nuk i përfill spekulimet. “Tani mendoj për Kupën e Botës dhe jot e zërat për largimin tim nga Barcelona”, tha uruguajani.

Ndërsa për mundësitë e skuadrës së tij për të fituar Botërorin, që do të ishte i treti për vendin amerikano-jugor, por i pari që prej vitit 1950, Suarez tha: “Pretendentët kryesorë janë po ata: Brazili, Gjermania, Spanja, Argjentina dhe Franca. Mund të shtojmë edhe Belgjikën, ku i njëjti brez luan Botërorin e dytë. Ndërsa për Uruguajin është e lehtë të themi që do ta fitojmë Botërorin, por e vështirë për ta bërë. Kështu që më mirë të qendrojmë te falia tipike që do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Në fillim le të kalojmë grupin”.

Related posts

KËNGA “BARDH’ E BLU” NË HOLLIN E HOTELIT GJEORGJIAN/ Shikoni si motivohet Tirana para sfidës së Championsit (VIDEO)

Delo.autor

Ylli i Anglisë paralajmëron fëmijët: Të jesh futbollist nuk është aq bukur sa duket

Sadik.Autor

“ISHTE FENOMENAL”/ Koeman i përulet portierit për fitoren ndaj Dinamo Kyiv në Champions

Delo.autor

Leave a Comment