Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET INTERESI PËR MBROJTËSIN SHKODRAN/ Juventus kërkon shërbimet e Elseid Hysaj, ja oferta e “çmendur”

Juventusi i rikthehet interesi për Elseid Hysajn. Atëherë kur mendohej se destinacioni i shkodranit do të ishte Roma, ridalin në skenë kampionët e Italisë.

Ose më saktë, ridel në skenë Maurizio Sarri, trajneri që i njeh mirë dhe i çmon së tepërmi cilësitë e 25-vjeçarit të Kombëtares shqiptare.

Mediat italiane kanë raportuar këtë të martë se Juventusi ka kontaktuar Napolin në lidhje me Hysajn, të cilin e sheh si pasardhës të Joao Cancelos.

Portugezi pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë kalimin te Manchester City për 50 milionë euro, prej të cilave 20 milionë Juventusi do t’i shfrytëzojë për blerjen e Hysajt.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, në fakt kërkon 25 milionë euro për shqiptarin, gjithsesi diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është aq e madhe sa bisedimet të dështojnë.

Hysaj është i destinuar të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Te Juventusi, ai do të ribashkohej me Maurizio Sarrin, me të cilin ka punuar te Napoli dhe Empoli.

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021.

Related posts

ISHTE NË GARË EDHE JUVE/ Klubi nga Arabia Saudite përgatit ofertën për mesfushorin e Barcelonës

F.autor

Alarmi i mjekut: Jemi në një katastrofë me dopingun, Jashanica është viktimë

Q.Autor

NGA PEJIÇ TEK SKËNDER GEGA/ Ja kandidatët për të marrë drejtimin e Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment