Futboll Sport

Lushnja flirton me fitoren, por ‘heroi’ Sowe e përmbys i vetëm

Skënderbeu vuajti shumë në “Roza Haxhiu” kundër Lushnjes duke arritur një fitore me shumë vuajtje, por tepër të rëndësishme. Bardhekuqtë e panë veten në disavantazh të dy golave, por përmbysën gjithçka me anë të sulmuesit Ali Soue, që bëri një performancë fantastike duke e afruar Skënderbeun me titullin.

Skënderbeu e nis menjëherë në sulm dhe Bruno Dita është ai që jep sinjalin e parë pas 5’ minutash lojë. Mesfushori provon me kokë, por topi përfundon jashtë. Miqtë përgjigjen me Taullaun, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. në këto minuta bardhekuqtë luajnë më mirë duke i afruar golit. Skënderbeu ka një mundësi të mirë pas 20’ minutash me anë të Radas, i cili provon pas një goditjeje dënimi, por topi përfundon jashtë. 5’ minuta më vonë Soue ka një mundësi mjaft të mirë, por gabon fatalisht. Kur u mbush gjysmë ore lojë miqtë kanë sërish një mundësi mjaft të mirë, pas një kundërsulmi, por Muzaka vonohet shumë duke shpërdoruar një mundësi të artë. Brenda dy minutash të besuarit e Dajës, i afrohen sërish golit me dyshen Soue- Xhejms, por afrikanët gabojnë përballë portierit Bejte, edhe pse në pozicion të favorshëm (35’, 37’). Në aksionin e parë të rrezikshëm Lushnja shokon Skënderbeun duke kaluar në avantazh me anë të Përgjinit, i cili nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Shehi, pas asisit fantastik nga Papa (39’).

Edhe pjesa e dytë nis në mënyrën për të mirë të mundshme për Lushnjen, që e shikon veten në avantazh të dy golave. Përgjini, i cili shënoi golin e avantazhit fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol Enriko Papa (52’). 2-0 për lushnjarët dhe gjithçka bëhet më e vështirë për bardhekuqtë që nuk e kishin menduar, se do ta shikonin veten në disavantazh të dy golave. Skënderbeu hidhet në sulm me të gjitha forcat dhe Ali Soue rihap ndeshjen duke e dërguar sferën në rrjetë me kokë pas një goditjeje nga këndi (60’). 10’ minuta më vonë Soue, shënon sërish nga një pozion tepër i favorshëm. Muzaka kroson te Xhejms, i cili e kthen bukur për Soue, që nga brenda zonës nuk fal duke barazuar ndeshjen. Ky ishte goli i 18-të në Kategorinë Superiore për afrikanin, që ngjitet në krye të klasifikimit të golashënuesve. 3’ minuta më vonë Xhejms ka një mundësi për të shkëlqyer, për të kaluar në avantazh bardhekuqtë, por nuk e shfrytëzon dot gabimin e Koreshit. Gjithsesi atë që nuk e bën dot Xhejms, e bën Soue, i cili pak para fundit përmbys gjithçka duke mposhtur për herë të tretë portierin Bejta (82’). 3’ minuta më vonë Skënderbeu shënoi edhe golin e fitores me anë të Xhejms, që mposhti lehtësisht portierin duke ‘blinduar’ fitoren.

Lushnja – Skënderbeu  2-4

Shënues: Përgjini 40′, Papa 52′ / Soue 60′, 70′, 83′, Xhejms 86′

Lushnja: Bejte, Magani, Marku, M.Korreshi, Mone, Meto, Taullau, Gava, Branica, Papa, Përgjini.
Trajner: Ilir Gjyla

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms.
Trajner: Ilir Daja

Related posts

DESCHAMPS NUK LEJON FRANCEZËT QË TË BËJNË SEKS/ Ylli Griezmann: E kemi shumë të vështirë

Delo.autor

Real, këta dy 20-vjeçarë mund t’i japin fund epokës së “BBC”

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City ka gati ofertën “FARAONIKE” për “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

Leave a Comment