Futboll Sport

Flamurtari – Laçi mbyllet pa gola, vetëm me 2 pretendime për penallti

Mbyllet në barazim pa gola ndeshja mes Flamurtarit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Edhe pse ishte një ndeshje “në shtëpi” për vlonjatët, mungoi mbështetja e tifozërisë për shkak se takimi u luajt në “Elbasan Arena”, pas ndëshkimit të klubit nga Federata.

Në pejsën e parë ishte Laçi lëshoi sinjalin e parë me Sefgjinin, i cili tentoi nga një distancë e largët. Lojtari i linjës së majtë zgjodhi të gjuajë në portë dhe Nurkovic e grushtoi në këndore, duke larguar rrezikun. Dy minuta më pas, në të 12-n, Muarem pas një dueli me Qaqin në zonë pretendoi për një penallti, por gjyqtari Andi Koçi bëri me shenjë që loja të vazhdonte. Camara ishte ai që rrezikoi më pas me një goditje brenda zonë, por në pozicion jo të prirët. Portieri Selmani reagoi pas gjuajtjes së lojtarit nga Guinea. Në minutën e fundit Laçi goditi shtyllën me Shtubinën, duke iu afruar goli, që u realizua në atë aksion, por më parë ishte në pozicion jashtë loje Fangaj.

Ashtu si në pjesën e parë, Flamurtari u duk pak më këmbëngulës në gjetjen e golit të fitores por pa rezultat. Camara pati ndoshta rastin më të mirë për kuqezinjtë në të 59’ kur pas një depërtimi nga e majta goditi krejtësisht gabim, ndoshta edhe për shkak të presionit të mbrojtësve kundërshtarë, duke e dërguar topin në cepin e kundërt të shtyllës nga Selmani. Në të 77’, Flamurtari kërkoi një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonën e Laçit, por gjyqtari i takimit nuk ishte i të njëjtit mendim. Në të 93’ Zogaj pati një rast të artë për t’i dhuruar golin e fitores laçianeve por Zogaj nuk arriti të kalonte Nurkovic që kishte lënë portën dhe arriti t’i hiqte topin nga këmbët.

Skuadrat ruajnë vendet që kishin në renditje edhe para takimit, Laçi në vend të pestë me 47 pikë dhe Flamurtari në vend të gjashtë me 45 pikë.

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

 

Flamurtari – Laçi 0-0

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Muarem, Camara, Bushic. Trajner: Petraq Bifsha

 

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Bushi (Zogaj 88’), Nika, Shtubina, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

 

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Redian Dobruna

 

Karton i verdhë: Useini 56’, Sidibe 79’, Busic 80’ / Lushkja 45+1’, Xhixha 78’, Qaqi 84’

Related posts

E FRIKSHME/ Ndërhyrje HORROR ndaj Iniestës, spanjolli “masakrohet” në Japoni (VIDEO)

Isa.Autor

TRANSFERIMI TEK “DJAJTË E KUQ” NË DYSHIM/ Paulo Dybala kërkon këshillën e Ronaldos, ja çfarë i thotë portugezi

Delo.autor

Arsenal interesohet për mesfushorin e Sampdorias

Sadik.Autor

Leave a Comment