Futboll Premier League Sport

Manchester City shfaq interes për mesfushorin e Napolit

Napoli ka refuzuar 50 milionë euro nga City për Jorginhon, dëshiron 70 milionë.

20 milionë euro, kaq e ndajnë Jorginhon nga Manchester City.

Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, Manchester City tashmë ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin brazilian me nënshtetësi italiane.

Raportohet se kampioni i Premierligës ka ofruar 50 milionë euro për 26 vjeçarin.

Por, kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga klubi italian, pasi kërkon të paktën 70 milionë për mesfushorin italian.

Napoli po pret që City të plotësojë këtë kërkesë dhe të lejojë lojtarin të largohet, pasi tashmë ka gjetur edhe zëvendësuesin.

Ai është Lucas Torreira i Sampdorias, i cili ka klauzolë lirimi 25 milionë euro.

Related posts

“KUR PËSOJMË KRYQËZIME VETËM UNË, ONANA…”/ Thirrja e kapitenit, Handanovic: Kundërshtarët të na frikësohen

Delo.autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Ish-trajneri i Real Madridit: Kroos është i ngadaltë si një…

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE BOLOGNA-MILAN/ Pioli aktivizon nga minuta e parë të gjithë rezervat

F.autor

Leave a Comment