Gossip Sport

Ronaldo ua mbyll gojën mediave për Irinën

 Pavarësisht se kohët e fundit mediat shkruanin se Cristiano Ronaldo nuk e ka harruar ende Irina Shayk, sulmuesi i Real Madrid ka treguar të kundërtën. Duke mos dashur t’u përgjigjet këtyre thashethemeve ylli portugez ka mjaftuar të postojë një foto me partneren e tij, Georgina Rodriguez, ku duken tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” ka postuar një foto ndërsa ndodhet në ambientet e shtëpisë me të dashurën e tij, e cila 12 nëntorin e 2017-ës solli në jetë fëmijën e saj të parë nga lidhja me luzitanin, vajzën e pagëzuar me emrin, Alana Martina.

“Paqe dhe dashuri”- shkruan karshi fotos së publikuar në profilin e tij në “Instagram”, CR7-ta ndërsa puth në faqe spanjolllo-argjentinasen.

Ajo çfarë bie në sy në këtë foto janë edhe fotot e varura në murin e shtëpisë, foto e Ronaldos me nënën e tij, Dolores, një me djalin Cristiano Junior, një vetëm dhe një tjetër me Georginën dhe djalin shkrepur në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku u shpall triumfues. Ndërkohë që pranë tyre është shkruar “Vlerë, dashuri dhe harmoni”.

Related posts

E BUJSHME/ PSG-ja e Reali prisnin “dritën jeshile”, Bayern nis kontaktet me yllin e Chelsea-t…

Delo.autor

NGA GARETH BALE TEK CAVANI/ 4 dëshirat e ”çmendura” të Mohammad bin Salaman për Newcastle

Delo.autor

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE NË LONDËR/ Shikoni festën e shthurur të tifozëve anglez pas golit të Shaw (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment