Futboll Premier League Sport

Manchester dhe Liverpool vihen në gjurmët “yllit” të Rakitic

Manchester United dhe Liverpool kanë trokitur në derën e Barcelonës për të marrë mesfushorin Ivan Rakitic. Lojtari i kombëtares kroate ka qenë një nga pikat kyçe të sezoneve të fundit për katalanasit dhe klubi nuk ka ndërmend ta shesë, por nuk është çudi që ai vetë të kërkojë largimin nga “Camp Nou”.

United dhe Liverpool kanë nevojë për një mesfushor për sezonin e ardhshëm dhe sipas “Don Balon”, Rakitic do të ishte zgjedhja ideale për ta.

Rakitic do të pranonte me kënaqësi kalimin në Premier League dhe pengesa e vetme mund të vijë nga Lionel Messi, i cili e konsiderohen kroatin si një lojtar shumë të rëndësishëm dhe ka kërkuar nga drejtuesit që ta mbajnë në ekip.

Manchester ka nevojë për një mesfushor pas largimit të Carrick dhe Fellaini dhe të njëjtën domosdoshmëri kanë edhe “të kuqtë” e Liverpool, sepse do të humbasin shërbimet e Emre Can.

“Don Balon” ka shkruar se klubi që do të marrë shërbimet e tij do të paguajë të paktën 70 milionë euro.

Related posts

NISJE PERFEKTE E SEZONIT/ Marcus Thuram lë në “hije” Lautaron, mund të jetë ai lideri i ri?

F.autor

Blerim Xhemajli shënon gol kundër Panamasë

Sadik.Autor

TMERROHET MOURINHO/ Juventus gati 65 milionë euro për yllin 20-vjeçar të Man United

Isa.Autor

Leave a Comment