Futboll Sport

Përplaset kokë me kokë me shokun e skuadres, ylli i Perusë shtrohet në spital

Frikë në kampin e kombëtares peruane. Sipas asaj që raporton Federata Peruane e Futbollit, sulmuesi i kombëtares amerikano-latine, Jefferson Farfan është shtruar në spital, pas një përplasje kokë më kokë me një shok të skuadrës gjatë stërvitjes.

33-vjeçari u përplas me një nga portierët e ekipit gjatë stërvitjes të së shtunës në “Khimki”. Farfan, i cili aktivizohet në Rusi me Lokomotivën e Moskës, është në një gjendje të qëndrueshme, por ende po monitorohet nga afër.

Federata e futbollit e Perusë deklaroi se rezultatet fillestare ishin të favorshme për lojtarin dhe se Farfan u transferua në spital, pasi mori ndihmën e parë në fushën e lojës.

“Los Incas” janë eliminuar tashmë nga Kampionati Botëror pas dy humbjeve me rezultatin identik 1-0 ndaj Danimarkës dhe Francës në Grupin C. Ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë përballë Australisë më 26 qershor.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË MBROJTJE/ Kukësi hedh grepat për futbollistin e klubit korçar…

Delo.autor

E KRYER/ Milan kthen “kolosin” Bakayoko! Orë vendimtare për talentin e Real Madrid

Delo.autor

SURPRIZA MË E BUKUR/ Të gjitha ekipet greke reagojnë për Shqipërinë: Prekët zemrat tona dhe lutemi për ju!

Delo.autor

Leave a Comment