Futboll La Liga Sport

Manchester United, 200 milionë ‎€ për të zgjidhur problemin e yllit të Real Madrid

Në Angli shkruajnë se gjatë kësaj vere, Manchester United dhe Gareth Bale mund të bashkohen. “The Sun” nënvizon se klubi nga “Old Trafford” mund të paguajë më shumë se 200 milionë euro për të marrë shërbimet e yllit të Uellsit. Interesimi i “Djajve të Kuq” është rikthyer pas deklaratës së Bale nga Kievi, ku tha: “Unë dua të luaj javë pas jave dhe jo siç ka ndodhur”.

Në fakt, Bale bëri një paraqitje të mahnitshme në finalen e Ligës së kampionëve, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm, të cilët lanë pa fjalë edhe trajnerin Zinedine Zidane. Ky i fundit nuk pranoi të flasë në veçanti për uellsianin, edhe pse ishte heroi i fitores 3-1 ndaj Liverpool.

Tani Manchester United mund të lëvizë drejt Bale, që e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të pranojë stolin te Real Madridi. Ai mund t’i kushtojë rreth 650.000 £ në javë si pagë klubit të drejtuar nga Jose Mourinho.

Zidane e la Bale në stol për një orë, në finalen e Kievit, ndërkohë që goli i uellsianit erdhi vetëm 122 sekonda pas hedhjes në fushë. Por, kur u pyet nëse Zidane i kishte thënë ndonjë gjë tri orë pas fishkëllimës finale në Kiev, Bale tundi kokën e tij. Ai ilustron problemin masiv mes të dyve, me Isco, mesfushori spanjoll, që preferohet nga trajneri francez si titullar, edhe në finalen e Champions-it.

Tani është në dorë të presidentit Florentine Perez për të bindur Zidane se duhet ta mbajnë superstarin 28-vjeçar. Manchester United është gati të nënshkruajë me Bale, i cili tani ka fituar katër tituj Champions në pesë vite te Real Madridi.

Agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett, do të takohet me Perez në dy javët e ardhshme. Bale i bëri të qarta ndjenjat, kur tha: “Unë duhet të luaj javë pas jave, por kjo nuk ka ndodhur. Do të ulem në verë dhe do të shqyrtoj seriozisht se çfarë lëvizjeje do të bëj më pas”.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Ajax. Rezultati 2-2

Delo.autor

BYLIS-TIRANA/ Kapiteni Murataj ndëshkon me lehtësi “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

PAS 16 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi Kean kalon PSG në avantazh, nuk e beson as vetë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment