Futboll Sport

MILANO PËRGATITET PËR MERKATON/ Ylli brazilian drejt fluturimit për në Milano

Pasi ka shpenzuar pothuajse gjithë jetën në San Paolo, Rodrigo Caio duket se është vënë përball zgjedhjes që mund t’i komplikojë jetën. Të vijojë karrierën e tij në shtëpi ose të marrë një aeroplan dhe të fluturojë për një sfidë të re. Milan-i po i bën gjykimin, duke përshpejtuar tratativat sepse gjendja e Caldara-s nuk është premtuese, pasi duhet që të qëndrojë gjatë jashtë fushës.

Kostot shkojnë në 15 milion euro, Leonardo nga ana e tij po bën gjithçka për të hedhur të zezën mbi të bardhë. Nga pikëpamja burokratike nuk ka shumë pengesa, sepse Rodrigo Caio Coquette Russo ka pasaportë italiane

I lindur më 17 gusht të vitit 1993 në Dracena të San Paolo-s, është rritur në sektorin e të rinjve të San Paolo-s, ndërkohë që në karrierën e tij ka bërë përherë rolin e mbrojtësit të qendrës, teksa mund të luajë dhe në pozicionin e mesfushorit të qendrës. Me fanellën e San Paolo ai arriti që të fitojë Kupën e Amerikës së Jugut në vitin 2012.

Mbi të gjitha, kjo nuk është hera e parë që duhet të zgjedhë mes Brazilit dhe Europës. Në vitin 2015 u kërkua nga Valencia për 12.5 milion euro, por më pas pati një problem në gju që ndikoi në prishjen e marrëveshjes. Në janar të këtij viti pati një tratativë të hapur me Zenit Shën Petërsburg dhe në verë u kërkua nga Lazio që donte zëvendësuesin ideal të De Vrij. Bënte pjesë në listën me 35 lojtarë që Tite përzgjodhi për Botërorin e Rusisë, por qëndroi në shtëpi. Tani është gati që të fluturojë.

Related posts

E RËNDË/ Legjenda e UFC pëson atak në zemër

F.autor

Nantes-PSG, 14 vite pa fitore për “Kanarinat”

Q.Autor

PLAS TEK BAVAREZËT/ “Ylli” i Bajernit REVOLTOHET me Kovaçin, mendon rikthimin në Spanjë

Isa.Autor

Leave a Comment