Futboll Premier League Sport

Manchester United i fut frikën Real Madridit, “lufta e merkatos” sapo ka nisur…

Manchester United nuk është më një superfuqi evropiane me Real Madridin dhe Barcelonën vite dritë para tyre. Jose Mourinho është duke u përballur me një verë të ‘nxehtë’ në “Old Trafford”, duke e ditur se ai duhet të dorëzojë postin e trajnerit në sezonin e ardhshëm nëse Manchester City del sërish kampion i Premier League. Portali “Diario Gol” thotë se planet e transferimit të Manchester United po përhapin frikë në Real Madrid dhe Barcelonë. Thuhet se, i lodhur duke humbur betejën e tij në Premier League dhe Champions League, Mourinho është i gatshëm të ndjekë marrëveshje që do të ‘trondisin” futbollin botëror. Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah është cilësuar si një objektiv kryesor. Egjiptiani ka bërë një sezon mbreslënës duke grumbulluar 44 gola në të gjitha garat dhe për pasojë, tani është në radarin e Realit. United, megjithatë, thuhet se mendon se Salah është i arritshëm. Neymar është një tjetër lojtar që Mourinho është i prirur të nënshkruajë mes pasigurisë mbi të ardhmen e tij te Paris SG.

Super ylli i Brazilit duket se është mërzitur nga aventura në “Parc des Princes” dhe kërkon një klub të ri me United që interesohet për të. Përsëri, Real Madridi duket, se ka më shumë gjasa të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, por United tregoi gatishmërinë për të nënshkruar me Neymar 12 muaj më parë dhe fakti që kanë komunikuar më parë me njëri-tjetrin do të thotë se Mourinho mund ta sjellë ish-sulmuesin e Barcelonës në “Old Trafford”. Ndërkohë “Diario Gol” shkruan, se Harry Kane dhe Antoine Griezmann janë gjithashtu objektiva të United. Ata mund të konkurrojnë me Romelu Lukaku dhe Jesse Lingard për një vend në ekipin e trajnerit portugez. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” do të shpresojnë që Ed Woodward të jetë në të mirën e tij, kur bëhet fjalë për negociata për katër nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Trajneri Gega: Është e vështirë të marrësh krahun, kur një…

Delo.autor

Ronaldo ka një këshillë për Neymar para Botërorit të Rusisë

Q.Autor

FENOMENAL/ NEYMAR fillon thyerjen e REKORDEVE, kalon legjendën PELE

Isa.Autor

Leave a Comment