Futboll Premier League Sport

YLLI I “DJAJVE TË KUQ” NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Sanchez luajti keq ndaj PSG-së për faj të…

Alexis Sanchez vazhdon të jetë në qendër të kritikave për shkak të rendimentit zhgënjyes me fanellën e Manchester United. Pas humbjes në Champions League të pësuar kundër PSG-së dhe paraqitjes së dobët të tij, ka ardhur një lajm i çuditshëm në lidhje me gjendjen fizike të futbollistit në atë moment.

Në fakt, sipas “Daily Mail” dhe “The Sun”, lojtari ka pësuar një dëmtim të çuditshëm gjatë nxehjes. Sanchez duhej të futej në fushë në fundin e pjesës së parë për të marrë vendin e të dëmtuarit Lingard, por diçka ka shkuar keq.

I shpërqendruar nga një aksion i lojës, kiliani është përplasur me anësorin italian Fabiano Preti. Ka qenë një përplasje aq e fortë, sa i ka shkaktuar, siç i ka thënë ai stafit mjekësor, një dëmtim në këmbë, sipër gjurit.

Kjo është arsyeja pse aktivizimi i tij ka ardhur në fillimin e pjesës së dytë, për t’i dhënë kohë që të rikuperonte pas goditjes së marrë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mesfushori Gomez: Duket si një film horror dhe nuk po ekzagjeroj

Delo.autor

NJË TJETËR DISFATË PËR MONACON/ Shpërthen Henry: Është minuta e 45-të, gjyshja jote është një ku**ë

Delo.autor

ATY KU NISI GJITHÇKA/ Sergio Ramos shumë pranë rikthimit te Sevilla

F.autor

Leave a Comment