Futboll Premier League Sport

Manchester United përgatit 140 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës…

Sipas asaj që ka shkruar “The Sun”, Manchester United është interesuar për blerjen e mbrojtësit të Barcelona, Jordi Alba, si zëvendësuesi ideal i Ashley Young. Futbollisti i kombëtares spanjolle e ka në dyshim të ardhmen e tij në “Camp Nou”, pasi menaxheri i tij Vicente Fores, deklaroi se klubi nuk po mbante premtimin e dhënë prej një viti për rinovimin e kontratës.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka nevojë për përforcojë mbrojtjen për të synuar titullin në Premier League në sezonin e ardhshëm, pasi sivjet e mbylli kampionatin me 19 pikë më pak se Manchester City.

Për momentin Ashley Young dhe Luke Shaw janë dy alternativat e “djajve” për postin e mbrojtësin të majtë, por të dy kanë një kontratë deri në verën e ardhshme dhe nuk japin shumë garanci për të ardhmen, kësisoj Alba do të ishte një alternativë e shkëlqyer.

Megjithatë, mëngjarashi i Spanjës nuk është i lirë, më saktësisht është shumë i shtrenjtë, sepse klauzola për prishjen e kontratës së tij me Barcelonën është plot 140 milionë euro.

Related posts

Galatasaraj interesohet për sulmuesin e Milanit

Sadik.Autor

Juventusi e dyfishon epërsinë ndaj Fiorentinës, shënon mbrojtësi… (VIDEO)

Isa.Autor

I VENDOS KUSHTE PGS-SË/ Mbape: Hiqni Serxho Ramosin, Mesi dhe Nejmari pa privilegje

Delo.autor

Leave a Comment