Bundesliga Futboll Sport

“Pas 623 ditësh”, talenti i Borussia Dortmund rikthehet në stërvitje

18-vjeçari Dario Scuderi ishte rrugës për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për Borussia Dortmund, por progresi i tij është frenuar nga një dëmtim i rëndë.

Gati dy vite më pas i është rikthyer të stërvitet me skuadrën.

Gjatë një sfide më 14 shtator të 2016 gjatë ndeshjes me të rinjtë e BVB, ai ka pësuar një dëmtim që ka lënë të gjithë të pranishmit të zverdhur nga ajo që kishin parë.

Thuajse e gjithë këmba iu shkatërrua, nga ligamentet, deri te menisku.

Ishte një nga dëmtimet më të mëdha që mund të ketë. Gjithçka ishte shkëputur, përveç ligamenteve, edhe disa muskuj.

Tani, pas 623 ditëve ai është rikthyer në stërvitje. Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj situate të tmerrshme dhe po pret me padurim të rikthehet në fushë.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Mourinho: Pronarët e Man United më kanë çuar SMS për të ardhmen time, do iki në…

Isa.Autor

Çdo lojtar ka ulje dhe ngritje, përveç Messit dhe Ronaldos

Q.Autor

Mesazhi i Neymar: Ata janë pasuria ime

Q.Autor

Leave a Comment