Futboll Sport

Mancini paralajmëron Italinë: Nuk jam një magjistar, kjo punë merr kohë…

Roberto Mancini është gati të fillojë aventurën me kombëtaren italiane, me ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite, Francës dhe Holandës. Sot, ish-trajneri i Zenit foli në konferencën e parë për shtyp, pas prezantimit javën e kaluar.

Këto janë fjalët e tij të para, dedikuar për Mario Balotellin: “I gjithë ekipi do të duhet për t’u bashkuar me tifozët tanë. Mario është një lojtar i veçantë. Ndoshta nuk i ka respektuar pritshmëritë, por unë kam besim në të. Ai ka bërë shumë mirë në vitet e fundit dhe duhet të jetë në gjendje të japë më të mirën tek Italia, ashtu si gjithë të tjerët”.

Mancini, gjithashtu, foli edhe për Buffon: “Ne kemi folur në telefon, ai m’i shpjegoi qëllimet e tij. Dëshiron të vazhdojë të luajë në ndonjë klub, kështu që si gjithë të tjerët, duke luajtur, mund të jetë i gatshëm. Por, kemi biseduar vetëm një herë, ndaj do të shohim…”

Tifozët presin shumë ndaj tij, si trajner i Italisë, e cila nuk do të jetë pjesë e Botërorit të Rusisë, kësaj vere. Mancini kërkon të qëndrohet me këmbë në tokë: “Unë nuk jam një magjistar, kjo punë merr kohë. Mendoj se këta lojtarë do të jenë në gjendje të japin aq shumë, sepse për mua kanë cilësi. Patjetër, puna do të jetë më e vështirë se në të kaluarën, por përsëri, Italia synon të marrë kënaqësi”.

Trajneri komentoi edhe përjashtimin e De Rossi: “Unë e përsëris, të gjithë lojtarët italianë duhet të jenë të gatshëm. Dera e kombëtares nuk është mbyllur për askënd. Ndoshta do të ketë lojëra, në të cilat mund të shërbejnë lojtarë të ndryshëm nga ai aktual. Ju keni për të parë gjithçka hap pas hapi”.

Mancini shpjegon edhe gjendjen fizike: “Në këto tri ndeshje nuk do të ketë vend për të gjithë, sepse i kemi humbur tashmë pothuajse pesë lojtarë. Ne do të duhet të vlerësojmë shëndetin e Immobile dhe Zaza. Unë besoj se të rinjtë duhet të fillojnë të luajnë dhe ta tregojnë veten në ndeshje luksi si ato kundër Francës dhe Holandës”.

Related posts

Kyle Walker: Anglia ka nevojë për një mrekulli për të fituar Kupën e Botës

Sadik.Autor

TIFOZËT E MILANIT NË FESTË/ Fituesi i “Topit të Artë”: Një ditë dua të kontriboj tek kuqezinjtë

Isa.Autor

Mirabelli: Belotti mbetet ende objektiv i Milanit

Q.Autor

Leave a Comment