Futboll Ligue 1 Sport

Al Khelaifi: Do të tronditesha nëse Adrien Rabiot do ta bënte një gjë të tillë

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, do të tronditej nëse mesfushori Adrien Rabiot do të largohej nga klubi. Francezi është në vitin e tij të fundit të kontratës me parisienët, por presidenti i klubit nuk beson se 23-vjeçari do të largohet.

Pasi ka luajtur për disa ekipe në nivelin e moshave, duke përfshirë Manchester City, Rabio u stabilizua te PSG dhe ka qenë një titullar i rregullt.

Që nga momenti i debutimit të tij në 2012-ën, ai ka luajtur mbi 130 ndeshje në Ligue 1 dhe ka debutuar me kombëtaren në 2016-ën. Duke parë se kontrata e tij është drejt skadencës, klubet e interesuar për të nuk mungojnë, por Al Khelaifi ka qenë i qartë.

“Ai është këtu, jam i sigurt se do të qëndrojë”, ka thënë numri 1 i PSG. “Është një produkt i akademisë sonë dhe nuk ka ndërmend të largohet. Do të tronditesha nëse do ta bënte”.

Rabiot nuk është përfshirë nga Deschamps në listën e 23-lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës dhe kjo gjë ka befasuar presidentin e “Les Parisennes”. “Jam i zhgënjyer që ai nuk u përzgjodh, sepse e konsideroj si djalin time. Por zgjedhjet e Deschamps duhen respektuar”.

Trajneri i Francës zgjodhi të merrte Paul Pogba, Corentin Tolisso, Blaise Matuidi, N’Golo Kante dhe Steven Nzonzi para Rabiot. Franca ndodhet në Grupiun C me Australinë, Danimarkën dhe Perunë. Ndeshja e tyre e parë do të jetë kundër “Socceros” më 16 qershor.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Media italiane zbulon detajet e fundit, MODRIC dhe INTERI kanë AKORD për…

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ditë zie për familjen Ronaldo, ndërron jetë i afërmi i CR7… (FOTO)

Delo.autor

Pas Kamara, Teuta synon edhe “vëllain binjak”, Sidibe drejt Durrësit

Isa.Autor

Leave a Comment