Futboll Seria A Sport

Mancini promovon gjysmën e Italisë/ Trajneri nuk është plotësisht i kënaqur…

Debutim me një fitore për Roberto Mancini në stolin e kombëtares italiane, 2-1 kundër Arabisë Saudite. Në fund të ndeshjes së luajtur në “San Gallo”, trajneri blu foli për mikrofonët e “Rai Sport”. Ai tha se e pëlqeu ekipin më shumë në gjysmën e parë të ndeshjes: “Jam shumë i lumtur për atë që kam parë në pjesën e parë të lojës, ne duhet të fillojmë nga ato gjëra.

16 goditje në portë, 11 goditje këndi, pjesa e parë shkoi mirë. Në pjesën e dytë kishim më shumë vështirësi, por gjithçka varet nga lodhja e grumbulluar. Pavarësisht nga kundërshtari, mendoj se për 60 minuta kemi arritur të bëjmë atë që kemi dëshiruar, or këto janë konkluzione të shpejta”.

Vështirësitë e rimëkëmbjes varen nga gjendja fizike jo optimale. “Fitorja pas një kohe ishte e rëndësishme, ishte e dobishme. Dhe pastaj ishte e para për mua, ndaj me të vërtetë e doja fitoren. Mos harroni se kemi luajtur kundër një skuadre që filloi tërheqjen para nesh dhe që nga këndvështrimi fizik, gjendjen e kishte më e mirë se ne.

Pikërisht për këtë arsye, në pjesën e dytë nuk ishim të freskët. Goli i kundërshtarit nuk ishte vetëm përgjegjësi e Donnarumma, ishte gabim në ekip”, – shton “Mancho”. Dy fjalë të veçanta edhe për Mario Balotellin: “Ai mund të bëjë më mirë, por si një lojë e parë, mendoj se është në rregull. Veçanërisht, kur luan për herë të parë pas katër vitesh në kombëtare, të shënojë gol për një sulmues është e rëndësishme. Lojtarët e tjerë? Eshtë fundi i sezonit dhe janë të lodhur të gjithë”.

Kundër Francës do të ketë vend për të rinjtë: “Mendoj se performanca kundër një ekipi më të fortë do të jetë më e mirë. Ndaj Francës do të ndryshojmë diçka, do të luajnë lojtarë të rinj dhe do të jetë shumë e rëndësishme për ta. Por, ne duam të bëjmë një përshtypje të mirë dhe të përpiqemi të fitojmë”.

Related posts

3 HUMBJE NË 3 NDESHJET E PARA NË PREMIER/ Trajneri Arteta nuk dorëzohet: Jam njeriu i duhur për Arsenal-in

Delo.autor

Ronaldo u hakmorr, tifozët e Juves tallen me Dani Alveshin: Provo herën tjetër

Q.Autor

Bushiç: Në 14 vite karrierë, s’kam parë kurrë si këto arbitra. Ja pse luajta me numrin 5 ndaj Laçit

Sadik.Autor

Leave a Comment