Futboll Seria A Sport

Interi në presion/ Zikaltrit kanë marrë një oferë tunduese për Mauro Icardin

Gazeta italiane Corriere della Sera në faqen e saj të parë ka trazuar jo pak opinionin futbollistik në saj të merkatos verore. Sipas shtypit përtej adriatikut Juventusi i ka ofruar Interit, Gonzalo Higuainin plus 50 milion euro për Mauro Icardin.

Sipas burimit të lartpërmendur klubi zikaltër është i gatshëm të takohet me Zonjën e Vjetër dhe të dëgjojë ata.Thashethemet se kampionët italian kanë shfaqur interesim për argjentinasin janë shfaqur në javën e fundit dhe ato po marrin formë më reale me kalimin e ditëve.

Klauzola e Icardit është 110 milionë euro, por është e vlefshme vetëm nga 1 deri më 20 qershor dhe për klubet jashtë Italisë. Mendohet se avokatët e Zonjës së Vjetër janë duke studiuar kontratën e Icardit për të shikuar mos ka ndonjë zbrazëtinë të cilën ata mund të shfrytëzojnë.

Nëse jo, atëherë oferta në tavolinë do të jetë 50 milionë euro dhe Higuaini, të cilin e vlerësojnë 60 milionë. Befasia në këtëçështje është se lojtari dhe klubi nga Milano janë të gatshëm të diskutojnë këtë ofertë. Vlen të theksohet se gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara, javën e kaluar kishte thënë se brenda kësaj jave do flitet me Interin për kontratën e re.

Në 34 ndeshje këtë sezon në Serie A, sulmuesi i skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti ka shënuar 29 gola, ndërsa Higuan që është pesë vjet më i vjetër se Icardi, 23 gola në 50 paraqitje në të gjitha garat për Juven.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ “Këpucën e Artë” në Premier e fitojnë 3 lojtarë, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR” E JANARIT/ Juventus ofron 100 milionë euro plus Rabiot për kampionin e botës…

Delo.autor

NGA RIKTHIMI NË FUSHË I BROJËS, TEK FITORJA NË SHBA E UZUNIT/ Ja gjendja e legjionarëve kuqezi para sfidës me Anglinë

F.autor

Leave a Comment