Bundesliga Futboll Sport

Manuel Neuer sheh dritën, thirret nga Bayern Munich pas tetë muajsh

Më në fund, Manuel Neuer. Pas një pritjeje të gjatë, portieri i Bayern Munich u thirr përsëri nga bavarezët për një ndeshje sezonale. Në fakt bëhet fjalë për ndeshjen e fundit, e cila do të mbyllë sezonin 2017-2018 në tokën gjermane.

Neuer është në listën e të grumbulluarve nga Jup Heynckes për finalen e Kupës së Gjermanisë, kundër Eintracht Frankfurt. Ai do të vazhdojë të jetë përsëri zëvendësi i Ulreich. Është hera e parë që Heynckes e ka në dispozicion portierin Neuer, që kur ai u kthye në stolin e Bayern Munich.

32-vjeçari u dëmtua në shtator, pak para mbërritjes së teknikut të vjetër. Tetë muaj ndalesë për portierin, me dyshime të mëdha për rimëkëmbjen dhe bërjen gati për Botërorin e Rusisë. Neuer është përfshirë në listën paraprake të skuadrës për “Rusia 2018”, së bashku me Leno, Ter-Stegen dhe Trapp.

Related posts

8 marsi, disa nga golat më të bukur të shënuar nga femrat në futboll

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ancelotti drejt largimit nga Napoli, transferohet tek…

Delo.autor

KA BËRË HISTORINË NË FUTBOLLIN EUROPIAN/ Guardiola komenton daljen në pension të E’to-s: Samuel ishte një nga sulmuesit…

Delo.autor

Leave a Comment