Futboll Premier League Sport

Mario Lemina: Allegri do të sjellë diçka të veçantë te Arsenali

Massimiliano Allegri do të sjellë diçka të veçantë në Premier League, në qoftë se ai merr përsipër postin e trajnerit te Arsenalit, sipas mesfushori Mario Lemina.

Trajneri i Juventusit është një nga favoritët për të pasuar Wenger në “Emirates Stadium”, kur francezi të largohet në fund të sezonit. Lemina, i cili fitoi dy herë Serie A për dy sezone nën drejtimin e Allegri në Juve, thotë se shefi i tij i vjetër mund të ketë të njëjtin ndikim si Pep Guardiola në Manchester City ose Antonio Conte në Chelsea. “Ai do t’i japë diçka të veçantë Premier Ligës, siç bëri Pep Guardiola, dhe Antonio Conte gjithashtu”, tha mesfushori i Southampton, Lemina për “Sky Sports News”.

“Për shkak se ai është italian, ai do të japë diçka të veçantë, sepse ai është më shumë taktik. Mendoj se ai do të ishte shumë i mirë për Arsenalin nëse ai do të shkojë”, shtoi ai. Allegri ka fituar tre tituj të Serie A dhe tre Coppe Italia, ndërkohë që ka arritur dy finalet e Ligës së Kampionëve, që nga marrja e rolit të Juves në vitin 2014.

Ai nënshkroi me Lemina nga Marseille për një marrëveshje huazimi fillimisht në gusht 2015, por e lejoi atë të bashkohej dy vjet më vonë me Southampton për një tarifë fillestare të raportuar prej 16 milionë sterlina. Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique dhe ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, janë disa nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Wenger.

Zeljko Buvac gjithashtu është parë si një kandidaturë serioze, pasi ndihmësi i Klopp vendosi të largohet nga “Anfield” për pjesën e mbetur të sezonit, edhe pse ishte nënkontratë. Jurgen Klopp refuzoi të komentojë mbi spekulimet rreth boshnjakut, duke thënë në një konferencë shtypi të martën: “Klubi i Liverpool dha një deklaratë për këtë dhe kjo është e gjitha që do të themi për momentin”.

Related posts

POZICION JASHTË LOJË PUNË CENTIMETRASH/ Por shikoni çfarë bën Leao me portierin e Romës (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-ndihmësi i Contes nis aventurën e re, firmos me klubin…

Delo.autor

“KONSIDEROHET SI NJË FINALE E PARAKOHSHME”/ Southgate: Angli-Gjermani sfidë e madhe, duam të…

Delo.autor

Leave a Comment