Futboll Seria A Sport

Materazzi: Lazio favorite, por Interi e di që i duhet vetëm fitorja

Marco Materazzi beson se fakti që Interi e di se vetëm fitorja i kryen punë ndaj Lazios mund të jetë përparësi. Dy ekipet përballen në Stadio Olimpico sonte mbrëma në atë që është sikur një ndeshje playoffi se kush kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt.

Ekipi i Simone Inzaghit ka nevojë për vetëm një barazim, por legjenda e Interit beson se zikaltrit mund të shfrytëzojnë përparësinë psikologjikë që e dinë se vetëm fitorja u duhet, teksa thotë se Icardi mund të jetë vendimtar.

“Lazio është favorite sepse po luan në shtëpi dhe ka dy rezultatet nga tre të mundshmet në favor”.“Por, Interi është më i fortë si ekipi dhe është i obliguar të fitojë, e kjo mund të jetë një përparësi. Menaxhimi i lojës nuk është ana më e fortë e Lazios”.

“Lazio nuk mund të nisë duke sulmuar. I shoh 20 minutat e para të ngushta, është vitale që Interi të mos pranojë gol”. “Icardi mund të jetë vendimtar, ai ishte kritikuar pa të drejtë ndaj Sassuolos”. “Ai do të luaj ndeshjen e karrierës në Romë pasi dëshiron Ligën e Kampionëve më shumë se të gjithë ne”, deklaroi Materazzi.

Related posts

​CHELSEA-HUDDERSFIELD/ “Blutë e Londrës” kalojnë në epërsi, shënon golin ​Higuaini

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Debutimi i CR7 nuk do të mund të shihet në tv. Ja arsyeja…

Delo.autor

UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment