Futboll Sport

Nga bojkoti i TKZ-së, te skema e Superiores: Duka hap ”kartat”

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë në një takim me TKZ-në dhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit. Pas takimit, kreu i federatës ka folur për mediat dhe ka trajtuar disa çështje. Gjithçka nisi me takimin e bërë dhe lajmin e mirë se TKZ mund të kthehet në stadium, por edhe ta kanë vendosur kushtet e tyre që duhet të plotësohen nga forcat e rendit dhe në njëfarë mënyre është marrë garancia se do të ndodhë diçka e tillë.

“Besoj se ishte i domosdoshëm një takim mes tifozëve dhe përfaqësueseve të policisë, për ato ankesa që kanë, për mënyrën e organizimit të ndeshjeve. Ishte me një qëllim të përbashkët, të ndihmojmë kombëtaren. Jemi në një klimë të re për t’i bërë më mirë gjërat. Kanë dhënë disa kërkesa apo pengesa. Qëllimi i tyre është te jenë në stadium dhe besoj se do të jenë”, u shpreh Duka, që zbuloi edhe detaje të tjera të takimit.

“Nga policia u garantua sjellje korrekte, më pak prezente, ose aspak, në tribunat e tyre, në shkëmbim të një korrektësie të dyanshme. Kërkesa është të zbatohet ligji, mos të ketë dënime në grup. Superiorja? Jemi gjithmonë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, jo vetëm për Superioren, por në të gjitha nivelet. Asnjë aktivitet nuk bëhet pa bashkëpunimin e tyre”, shtoi Duka, që në fund foli edhe për skemën në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

“Asnjë klub nuk ka bërë kërkesë për ndryshimin e skemës. Tek e Para nuk do të ketë ndryshime për sezonin e ri, më pas nëse do të ketë supozime do të shohim. Nuk mund të bëj parashikime”, tha mes të tjerash presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pas takimit foli edhe Elton Ccela, një nga përfaqësuesit e TKZ-së në këtë takim: “Nuk kam shumë për të thënë. Diskutuam disa pika në praninë e drejtuesve të Policisë dhe të FSHF-së. Në mbrëmje do të njoftojmë. Biseda shkoi mirë, por do njoftojmë përmes faqes tonë”.

Related posts

Gattuso, ‘droga’ e Milanit. Kuqezinjtë vijnë me një mentalitet fituesi

Q.Autor

SKANDAL/ Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit detyrohet të njohë vajzën e lindur në vitin 1999

Delo.autor

ALAVES-BARCELONA/ Koeman i beson treshes Messi, Griezmann dhe Ansu Fati (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment