Futboll Sport

Mbijetesa në Superiore/ Katër hapat e fundit, kush do rrëshqasë?

Lushnja ishte parashikuar që në fillim të sezonit që do të rikthehej sërish në Kategorinë e Parë, ndërkohë që për Teutën dhe Vllazninë gjërat parashikoheshin ndryshe. Durrsakët arritën deri aty sa deklaruan se do kërkonin titullin kampion. Nisja me dy fitore bëri që të kishte eufori te skuadra bregdetare, por më pas gjërat ndryshuan dhe sot rrezikojnë të bien në të Parën. Në Shkodër kërkuan me ngulm një sulmues, që se gjetën dot dhe sot janë në një situatë jo të mirë. Ndryshimet e janarit e forcuan Vllazninë, por Superiorja është e ashpër.

Kamza u bë nga fillimi, ndërkohë që sezoni nisi super dhe shpesh u fol për Europën. Tani rrezikojnë shumë dhe të mërkurën luajnë finalen e sezonit. Nëse e humbin ndeshjen direkte me Vllazninë, atëherë gjërat bëhen edhe më të vështira. Edhe pse kanë më pas dy ndeshje brenda me Flamurtarin dhe Laçin, nuk ka ndeshje të sigurta, ndaj edhe duhet që në Shkodër të mos humbet. Kampionatin e mbyllin me Partizanin.

Vllaznia e ka detyrim triumfin të mërkurën me Kamzën, por nëse sheh kalendarin, e kupton qartë se misioni mbijetesë është mjaft i vështirë për ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka. Kuqeblutë luajnë në transfertë me Partizanin, presin Kukësin në shtëpi dhe shkojnë në Korçë në ditën e festës së titullit të Skënderbeut. Për Teutën mbyllja e kampionatit është disi më e lehtë, pasi presin Lushnjën dhe shkojnë në transfertë kundër Laçit, që do të mendojë edhe për finalen e Kupës së Shqipërisë. Por dy ndeshjet e radhës për durrsakët janë të vështira, pasi këtë javë presin Kukësin dhe do kërkojnë që të ndryshojnë diferencën e pikëve me rivalët që ndeshen mes tyre. Më pas shkojnë drejt Korçës. Më poshtë kalendari i ndeshjeve të mbetura të tre ekipeve që luftojnë për mbijetesë.

NDESHJET E MBETURA TË KAMZËS
Vllaznia-Kamza; Kamza-Flamurtari; Kamza-Laçi; Partizani-Kamza

NDESHJET E MBETURA TË VLLAZNISË
Vllaznia-Kamza; Partizani-Vllaznia; Vllaznia-Kukësi; Skënderbeu-Vllaznia

NDESHJET E MBETURA TË TEUTËS
Teuta-Kukësi; Skënderbeu-Teuta; Teuta-Lushnja; Laçi-Teuta

RENDITJA: Skënderbeu 69 pikë, Kukësi 61 pikë, Luftëtari 51 pikë, Laçi 46 pikë, Partizani 46 pikë, Flamurtari 44 pikë, Kamza 39 pikë, Teuta 37 pikë, Vllaznia 37 pikë, Lushnja 11 pikë

Related posts

“KISHIM DHËNË FJALËN PËR…”/ Wanda Nara zbulon prapaskenat

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Talenti Haaland do vetëm një skuadër, Dortmund kërkon 150 milionë euro nga klubi…

Delo.autor

LIVE/ Sampdoria-Juventus, Defrel kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment