Futboll Sport

Belgjika, super premio nëse fiton Botërorin

Të fitosh dhe të përfitosh ose të fitosh për të përfituar? Në ditët e sotme, futbollistët modernë nuk i hasin më këto probleme. Pavarësisht nga rezultatet e arritura, paga e tyre e lartë kalon rregullisht nga klubet në llogaritë e tyre bankare. Kjo procedurë, megjithatë, është e vlefshme vetëm nëse flasim për klubet e futbollit, por jo nëse bëhet fjalë për kombëtaret. Sqarim: një lojtar nuk paguhet për të luajtur me ekipin e tij kombëtar. Ndodh që ai merr shpërblime ose kompensim bazuar në rezultatet e arritura, por nuk ka asnjë lloj “page fikse”.

Duke ndjekur Kupën e Botës që po luhet në Rusi, kemi zbuluar se njërit prej ekipeve favorite për fitoren e trofeut i është premtuar një shpërblim të majmë nëse fiton turneu. Po flasim për Belgjikën e drejtuar nga Roberto Martinez, që sot lufton për vendin e parë në grupin G ,në ndeshjen e drejtpërdrejtë kundër Anglisë. Në fakt, Federata Belge e Futbollit ka vendosur që çmimi përfundimtar në rast të triumfi do të jetë 11.5 milionë euro, që do të ndahet padyshim ndërmjet të gjithë anëtarëve të ekipit. Duke bërë llogaritjet, i bie rreth 500 mijë euro për lojtar, pavarësisht nëse ka luajtur 7, 5 ose 0 ndeshje gjatë gjithë turneut.

Një shifër që pothuajse dyfishon ekipin e dytë më të shpërblyer të turneut, Anglinë, që i ka premtuar secilit lojtar diçka më shumë se 300 mijë euro në rast të një triumfi, për një total prej 6.5 milionë euro. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse Martinez ka deklaruar se nuk dëshiron t’i vejë në presion lojtarët e tij dhe dëshiron të bëjë turnover: strategji apo dëshirë për të fituar “çmimin” e final?

Related posts

EKSPERTI ITALIAN “SHËNJESTRON” HYSAJN/ Nuk janë të ÇMENDUR që e vlerësojnë 50 milionë euro…

Isa.Autor

DESCHAMPS NUK LEJON FRANCEZËT QË TË BËJNË SEKS/ Ylli Griezmann: E kemi shumë të vështirë

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ PSG merr goditjen e madhe, vjen lajmi i hidhur për Neymar

Delo.autor

Leave a Comment