Futboll Sport

Mbrojtësi gjerman dëshiron të ribashkohet me trajnerin Guardiola

Ish-futbollisti ndërkombëtar Holger Badstuber dëshiron të ketë qartësi mbi punëdhënësin e tij deri në fillim të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm sportiv. Në një intervistë me “Sport Bild” mbrojtësi që është nën kontratë deri në fund të qershorit me VfB Stuttgart ka theksuar se ai do të donte të luante edhe një herë në Ligën e Kampionëve dhe mund të imagjinohet edhe një lëvizje jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Angli.

“Ajo që është e sigurt për mua është se nuk dua të pres si vitin e kaluar, por të vendos për të ardhmen përpara përgatitjeve për sezonin e ri”, tha Badstuber. Mësohet se klubet e interesuara për Badstuber janë Roma dhe Lazio. Sipas “Sport Bild” edhe Manchester City është i interesuar, ndërsa mbrojtësi poliavelnt zbuloi se komunikon shpesh me ish-trajnerin e Bayern Munchen, Pep Guardiola.

“Unë ende kam kontakte me Pep disa herë në vit, kemi një marrëdhënie të mirë, sepse ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, tha Badstuber. “Pep është i kënaqur që unë jam plotësisht i gatshëm përsëri. Ai zhvilloi një sezon të madh me City-n, zgjati kontratën e tij dhe tani po bën planet për sezonin e ri sportiv”, shtoi mbrojtësi 29-vjeçar.

Në vitet e fundit dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë Badstuber, por duket se tani është në formën e tij më të mirë. Ky mund të quhet një sezon tepër i suksesshëm për mbrojtësin e qendrës, pasi ka grumbulluar 27 ndeshje në Bundesliga, prej të cilave 24 si titullar, ndërsa ka shënuar edhe dy gola. Në tre katër sezonet e fundit me Bayern, ai ka qëndruar në stol në pjesën më të madhe të ndeshjeve, ndërsa në fushatën 2016/2017 me Schalke 04 grumbulloi 10 ndeshje.

Related posts

Messi: Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë

Sadik.Autor

PAS KAMPIONATIT/ Messi humb sfidën e Champions ndaj Leipzig, ja shkaku…

Delo.autor

SIPËRMARRËS I SUKSESSHËM/ Ronaldo i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve duke i… mbjellë flokët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment