Futboll Seria A Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Eriksen si Sneijder më 2009, nga prezantimi e direkt në debutim…

Tani është e kryer: Christian Eriksen bëhet lojtar i Interit. Mungon vetëm zyrtarizimi, që do të arrijë sot, pasi procedurat mjekësore dhe kontraktuale janë mbyllur. Në fakt, ekzaltimi i popullit zikaltër për këtë blerje filloi që dje, me zbarkimin e danezit në Milano. E hëna ishte e ngarkuar për të. Së pari vizitat mjekësore dhe më pas te CONI, prej nga Erisken përshëndeti tifozët e Interit, duke i parë nga dritarja. Transferimi do të jetë zyrtar brenda disa orësh, ndërsa debutimi i tij, që tifozët shpresojnë të ndodhë shpejt, nuk përjashtohet.

Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, ekziston mundësia që Eriksen të grumbullohet që për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, e planifikuar për nesër. Gjithçka varet nga dokumentacioni që do të vijë nga Londra (Tottenham). Nëse arrin në kohë, ish-lojtari i Ajax do të ishte pjesë e skuadrës zikaltër, që do të pretendojë kualifikimin në gjysmëfinale, duke na kujtuar një debutim tjetër historik.

Në gusht 2009, në fakt, Wesley Sneijder luajti derbin si startues, disa ditë pas mbërritjes së tij tek Interi, duke rezultuar ndër më të mirët në fushë. Historia mund të përsëritet me Eriksen, i cili mezi pret ta ndihmojë Interin në luftën e titullit dhe më gjerë.

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare midis Manchester United dhe Swansea/ Pogba nga minuta e parë

Sadik.Autor

NDOQI TURPËRIMIN NGA SHTËPIA/ Nagelsmann: Kam pasur eksperiencë të keqe, kam ulëritur…

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ “Air Albania” ndizet nga brohoritjet e tifozëve, kulmon me koreografinë “Përjetësisht” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment