Futboll Premier League Sport

Mbrojtësi i Liverpool humbet finalen e Champions dhe Kupën e Botës

Mbrojtësi i Liverpool, Jose Gomez, nuk do të luajë në finalen e Champions League kundër Real Madrid dhe në Kupën e Botës 2018 në Rusi, pasi është operuar në kavilje.

20-vjeçari, që u dëmtua në miqësoren e luajtur kundër Holandës, në muajin mars, tentoi të riaftësohet pa operacion, por në dy ndeshjet kundër West Brom dhe Stoke pati dhimbje të mëdha, kësisoj, pasi mungoi ndaj Chelsea, vendosi bashkë me stafin mjekësor për një operacion për të zgjidhur përfundimisht problemin.

Në këtë mënyrë ai i shtohet Adam Lallana, Alex Oxlade-Chamberlain, Emre Can dhe Joel Matip në listën e futbollistëve që nuk do të jenë në dispozicion për Klopp në finalen e Champions League. Gomez ka luajtur 31 ndeshje në këtë sezon, por tanimë do t’i shohë dy sfidat e mbetura, ndaj Brighton dhe Real, si spektator.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Një rast pozitiv me covid-19, anulohet ndeshja në Spanjë

Delo.autor

JUVENTUS-ROMA/ Sarri nuk heq dorë nga Ronaldo, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni momentin kur “Jashtëtokësori” humbet një rast të artë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment