Futboll Premier League Sport

Antonio Conte: E ardhmja? Më intereson diçka tjetër…

Ta mbyllë kampionatin anglez në një nga katër vendet e para të klasifikimit përbën prioritetin kryesor për trajnerin e Chelsea, Antonio Conte, kësisoj aktualisht ai nuk po mendon për të ardhmen. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur, Chelsea ka dy pikë më pak se Tottenham dhe tre më pak se Liverpool, por “të kuqtë” kanë luajtu një ndeshje më shumë.

“Jam shumë i përqendruar te e tashmja, te aktualiteti, por të bërë punën time në mënyrën më të mirë për futbollistët dhe tifozët, – tha Conte. – Detyra jonë nuk është e lehtë dhe jo gjithçka varet nga ne, por unë mendon vetëm për vendin e katërt në Premier League dhe jo për të ardhmen time.”

Italiani, i cili fitoi titullin kampion në sezonin e kaluar, të parin për të “Stamford Bridge”, ka një kontratë deri në qershor 2019, por spekulime të shumta thonë se ndeshja e tij e fundit do të jetë finalja e Kupës së Anglisë kundër Manchester United.

“Nëse Liverpool fiton ndeshjen e fundit ndaj Brighton dhe nëse Tottenham i fiton të dyja ndeshjet, atëherë ne do të mbetemi jashtë Champions. Por nëse kjo nuk ndodh atëherë jemi të detyruar të fitojmë për të shkuan në veprimtarinë më të rëndësishme. Unë e kuptova dhe e thashë që në fillim të sezonit se sivjet nuk mund të luanim për titullin, por për të arritur një nga katër e Champions,” – tha Conte para ndeshjes kundër Huddersfield.

 

Related posts

ITALI-ESTONI/ I kritikuari i Juventus gjen gëzimin tek Italia. Shikoni golin e bukur (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFERIMI I SHTATË/ INTERI prezanton blerjen e re, por ka një MISTER…

Isa.Autor

PO SHKËLQEJNË/ NAINNGOLAN shfrenon fantazinë pas fitores: Duhet të kishim shënuar edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment