Futboll Premier League Sport

Mbrojtësi Van Dijk i rikthen optimizmin tifozëve të Liverpool me këtë premtim…

Liverpool është rikthyer nga Kievi duarbosh pasi pësoi një disfatë 3-1 ndaj Real Madrid në finalen e Champions League. Dy gafat e portierit Karius ndihmuan Real të fitonte finalen e tretë radhazi ndaj një Liverpool-i që pas daljesh nga fusha të Salah për shkak të një dëmtimi në shpatull nuk ishte më i njëjti.

“Absolutisht i shkatërruar nga rezultati mbrëmjen e kaluar, por fjalët nuk mund të shprehin se sa krenar jam të jem pjesë e këtij klubi të madh, me një grup lojtarësh dhe staf të mrekullueshëm.

“Të luash në finalen e Champions League është një nga ëndrrat më të mëdha që u bë realitet megjithëse rezultati nuk ishte ai që donim. Por ne fitojmë së bashku dhe humbasim së bashku dhe do të rikthehemi më të fortë se kurrë.”

Related posts

Liga e Leo Messit

Q.Autor

Roma dhe Manchester United janë në garë për sulmuesin e West Ham…

Isa.Autor

(FOTO) Dy golat ndaj Valencias, Ronaldo më në fund hyn tek 10 më të mirët në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment