Futboll Sport

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në avantazh minimal (VIDEO)

Po luhet në “Letzingrud” të Zyrihut, vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një sfidë tepër interesante në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombëve.

Në një stadium të mbushur plot me shqiptare të Shqipërisë dhe atë të Kosovës, skuadrat do të masin forcat për të parë dhe gjendjen aktuale në prag të Ligës së Kombëve. Panuçi ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, ndërsa Kosova vjen në këtij sfidë me një formacion sulmues.

Një gjë është e sigurt, sido të dalë rezultati, në fund do festojnë të gjithë shqiptarët. Një vëllazërore e vërtetë, ku nuk mund të mungojë spektakli. Fitoftë më i miri!

SHQIPËRI-KOSOVË 0-1

Zeneli 20′

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Kosovë 0-1

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Pranë golit të dytë Kosova, por nuk arrin Murriqi ta dërgojë topin në rrjetë pas pasimit nga e djathta.

43′ Dy zëvendësime pa u mbyllur pjesa e parë, largohet Qaka në fushë Manaj. Largohet edhe Roshi, në fushë Sabjen Lilaj. Ndryshon skema, bëhet 4-3-3.

36′ Çikalleshi provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi përplaset në murin mbrojtës.

35′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Sajmir Ujkani, për prekje të topit me zonë jashtë zonës.

33′ Odise Roshi ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Fidan Alitit.

30′ Kamer Qaka provon me një gjuajtje nga larg, por e gabuar, topi përfundon jashtë kuadratit.

20′ GOOOOOOL Kosova 0-1. Arbër Zeneli kalon në avantazh të tijët. Një tjetër gabim i mbrojtjes kuqezi, e cila çahet lehtësisht në qendër. 

15′ Frederik Veseli bën një gabim trashanik në mesfushë dhe i jep mundësinë Dionis Avdiajt të dalë i vetëm përballë Bershës, por portieri kuqezi ka bërë të pamundurën, duke i mohuar golin Kosovës.

13′ Shpërthen Rashica në krahun e djathtë dhe provon me një harkim drejt zonës, por nuk arrin Murriqi.

4′ Aliti depërton bukur në krahun e djathtë ndaj Likës, por krosimi i tij në brendësi të zonës largohet nga Gjimshiti.

1′ Ka startuar takimi.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi.
Trajner: K. Panuçi

Kosova: Ujkani, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, Halimi, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi. Trajner: B. Shaland

Related posts

NEYMAR DREJT RIKTHIMIT NË “CAMP NOU”/ Rivaldo bekon këtë shkëmbim te Barcelona, kundër blerjes së “Demit”Lautaro

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-WOLVES/ Gjithçka vendoset në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Klopp mendon shkëmbimin e madh, jep sulmuesin për mbrojtësin e Schalkes…

Delo.autor

Leave a Comment